Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që ka qëndruar aktive në skenën muzikore.
Për vite me radhë Genta Ismajli ka qenë afër fansave të saj, duke u sjell më të reja nga jeta dhe karriera profesionale.
Gjatë ditës së sotme (e hënë) bukuroshja brune ka bërë të ditur se po feston ditëlindjen e saj të 37-të.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, Genta ka ndarë disa imazhe dhe urime që i janë bërë.
Artistja mori mesazhe tejet të dashura nga kolegë, fansa dhe familjarë, të cilët e uruan për më të mirat në jetë.
“Level Up” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Fero.