Ndryshimet në dukje tashmë janë bërë trend e të njëpasnjëshme për artistet shqiptare.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Genta Ismajli, e cila ka prezantuar stilin e radhës me flokë të bardhë, ndonëse kjo nuk është hera e parë që e shohim si bionde.
Bukuroshja, e cila numëron afro 500 mijë ndjekës në Instagram, përmes një imazhi ka prezantuar transformimin e ri.
Ky duket se u prit mirë edhe nga fansat e miqtë e Ismajlit, të cilët e komplimentuan në mënyra të ndryshme.
Ndërkaq, fotografia akoma pa mbushur 24 orë të plota është pëlqyer mbi shtatë mijë herë.