Genta darkon familjarisht dhe ua prezanton të dashurin turk.
Ka ditë qe kur jeta e Gentës ka ndryshuar, por jo diçka për të keq. Fati e deshti që gjithçka ti ecë mbarë e mirë si në muzikë ashtu edhe në jetën private.
Javë më parë bujë të madhe bëri dalja e Gentës në publik me të dashurin, ngjarje kjo që sot e asaj dite përflitet, madje ka rritur edhe interesimin e publikut ndaj këngëtares, shkruan Kosovarja.
Këngëtarja ka zbuluar se është në lidhje me biznesmenin turk, ku padyshim që për momentin mund të themi se janë çifti më i ndjekur. Se gjërat po bëhen serioze duke e çuar lidhjen përditë një hap më shumë këtë e kemi kuptuar, por tani filluar të bëhen akoma më serioze. Genta mbrëmë ka darkuar me familjen e saj, madje edhe ua ka prezantuar të dashurin turk.
Gjë që shihet se familjarët e kanë pritur shumë mirë këtë moment.