Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, siç duket po e shijon tejet shumë jetën e re në Turqi.
Përveç se po xhiron klipin e ri dhe njëherësh po sjellë duet me artist turk, këngëtarja atje ka gjetur edhe fatin e jetës pasi tashmë e ka konfirmuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta dhe jo vetëm.
E njëjta së fundmi bëri të ditur se takoi edhe një prej kuzhinierëve më të famshëm turk, i cili është i njohur për gatimet e tij tradicionale.
Ajo ka publikuar disa postime në rrjetet sociale, teksa shihet duke përgatitur bashkë me të Kunefe – një ëmbëlsirë tradicionale e Lindjes së Mesme.
“Me më të mirin CZN Burak. Faleminderit për të gjitha. Kunefe është jetë”, ka shkruar mes të tjerash Ismajli.
Këtë kohë, Genta ka qenë më aktive në rrjetet sociale derisa pjesën më të madhe po e kalon pranë të dashurit të ri.
Ajo po ashtu pranoi një sërë dhuratash luksoze nga ai, e në mesin e tyre edhe një makinë të tipit “Range Rover”, shkruan telegraf.