Genta Ismajli duket se nuk ka gjetur vetëm dashurinë në Turqi, por edhe suksesin.
Mbrëmjen e djeshme këngëtarja shqiptare ka fituar çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në eventin “Altın Kanat Ödülleri”, për bashkëpunimin e saj me reperin turk Eypio.
Genta në këtë mbrëmje kishte veshur një fustan ekstravagant me dy të çara. Mediat turke shkruajnë se këngëtarja i mahniti të gjithë me performancën e këngës “Shake it”.
Në këtë event merrte pjesë edhe një tjetër shqiptare, prezantuesja Arbnora Ademaj e cila gjithashtu po synon tregun turk dhe së shpejti pritet të luajë në një serial.