Gentiani drejt shërimit – Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle mbulojnë gjithë operimin në Turqi

Prishtinë | 10 Maj 2026 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Një lajm shprese vjen për Gentianin, i cili prej kohësh po përballet me probleme serioze në nyjet e duarve dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit.

Pas rekomandimit të mjekëve për një operim urgjent në Turqi, kostoja e ndërhyrjes vlerësohet të jetë rreth 5,000 euro.

Falë solidaritetit dhe ndihmës së Fondacionit Frutex & Golden Eagle, kjo shumë do të mbulohet plotësisht, duke i mundësuar Gentianit që të marrë trajtimin e nevojshëm dhe të rikthehet drejt një jete normale.

“Fondacioni Frutex & Golden Eagle do ta mbulojnë të gjithë koston e operimit, me vlerë prej 5,000 eurosh, i cili duhet të kryhet jashtë vendit, në Turqi”, thuhet në njoftim.

Ky akt humanitar është dëshmi e përkushtimit të fondacioneve vendore për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të qenë pranë tyre në momentet më të vështira.

Fondacioni Frutex & Golden Eagle ka theksuar se do të vazhdojë misionin e tij për të mbështetur raste të ngjashme, duke ndërtuar ura solidariteti e shprese për ata që kanë nevojë për një dorë ndihme.

Të ngjashme