Meghan Markle dhe princi Harry tashmë ka javë që kanë konfirmuar që do të bëhen prindër të një fëmije.
Dyshja kanë pohuar se mezi po presin që fëmija të vjen në jetë gjersa raportohet se gjatë muajit mars do të bëhen prindër.
Tashmë mediat botërore po shkruajnë se kush mund të jetë edhe kumbara i vogëlushit të parë të çiftit të Mbretërisë së Bashkuara.
Sipas burimeve të Daily Mail, George Clooney si dhe bashkëshortja e aktorit, Amal do të jenë kumbarë të fëmijës së parë të dyshes mbretërore.
Arsyeja se diçka e tillë ka shumë mundësi të ndodhë është se Amal ndan një miqësi të gjatë me Meghanin, aq shumë saqë të dy çiftet takohen rregullisht me njëri-tjetrin.
Mbetet të shihet nëse do të ndodh një gjë të tillë pasi që edhe këtu ka rregulla të rrepta të familjes mbretërore.
Ndryshe, dukesha dhe princi pritet që të largohen nga pallati mbretëror për të jetuar në një prej pronave të tyre private.