Georgina Rodriguez, ka bërë një dedikim prekës në rrjete sociale për djalin e madh të partnerit të saj, Cristiano Ronaldo.
Duke e konsideruar veten si nënën e tij, e dashura e yllit të Portugalisë, zgjodhi fjalët më të ndjera për të uruar Cristiano Juniour në ditën e tij të lindjes.
“Urime princi im! Eshtë kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh djalin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën kaq krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës.
Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu. Faleminderit që më bën çdo ditë të ndihem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat e vëllai”, ishin fjalët e saj krahas postimit.