“Germania” bashkon kryeqytetet evropiane: Fluturimet e para nga Parisi për në Prishtinë

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 16:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot u realizuan fluturimet e para në mes të kryeqytetit të Kosovës dhe atij të Francës nga kompania e pavarur ajrore “Germania”. Fluturimi i realizuar pasdite nga Parisi është mirëpritur në Prishtinë me fontanën tradicionale të ujit për fluturime të reja.

“Zhvillimi i mëtutjeshëm i rrjetit të linjave VMF (Vizita miqëve dhe familjarëve) është pjesë përbërëse e strategjisë se “Germania”, e cila nuk fokusohet vetëm në linjat drejt destinacioneve verore dhe fluturimeve charter, por gjithashtu edhe në linjat jo të zakonshme” kështu shprehet Urs. A. Pelizzoni, përfaqësuesi i Grupit “Germania” gjatë evenimentit në Aeroport.

“Fluturimet për dhe nga Prishtina janë që disa vite tashmë pjesë të rëndësishme në strategjinë tonë”, ka shtuar Pelizzoni.

Gjithashtu risi në planin e fluturimeve të “Germania” nga Prishtina është edhe linja për në Kopenhagen e cila ka filluar të premten e kaluar.

“Në linjat ndërmjet Prishtinës, Parisit dhe Kopenhagen kemi një bashkëpunim të ngushtë me Air Prishtina. Që nga viti 2012 të dyja kompanitë bashkërisht ofrojnë fluturime për dhe nga Prishtina”, ka shtuar ai.

Leyla Ibrahimi, drejtuese e kompanisë u shpreh: “Kërkesat tona të larta në shërbime dhe ofertat tona të përgatitura enkas për udhëtarët tanë, mundësojnë që të rritemi suksesshëm këtu. Linjat e reja për në Paris dhe Kopenhagen janë pjesë të rëndësishme të këtij zhvillimi”, ka thënë Ibrahimi.

Përmes Air Prishtina aktualisht mund të rezervohen fluturime për në München, Düsseldorf, Stuttgart, Verona, Milano, Basel, Gjenevë dhe Zürich.

Haldun Firat Koktürk, drejtuesi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është shprehur pozitivisht për këtë linjë të re.

“Jemi shumë të lumtur që kryeqyteti i Kosovës dhe ai i Francës po ndërlidhen nga Germania. Kjo linjë është një hap më tutje drejt zhvillimit të linjave të reja, të cilat i ofrohen klientëve tanë nga kjo kompani ajrore”, ka thënë Kokturk.

Sipas kompanisë krahas çmimeve të volitshme, standardit të lartë e kualitativ dhe shërbimit të nivelit të lartë “Germania” ofron edhe komfort shtesë në fluturimet e saj: Kabina është e pajisur me ulëse të rehatshme dhe ndriçim inovativ.

Udhëtarët mund të marrin me vete 20kg bagazh si dhe 6kg bagazh dore pa patur nevojë të paguajnë shtesë për këto shërbime.

Rezervimet për fluturimet nga Prishtina për në Paris ose Kopenhagen mund të bëhen me një çmim duke filluar nga 69 Euro për një biletë njëdrejtimëshe përmes internetit në ëëë.flygermania.com ose në numrin e telefonit +4930610818 (tarifë normale në linjën fikse gjermane, nga linja mobile mund të ndryshojne tarifat) gjithashtu edhe të Air Prishtina në ëëë.airprishtina.com, në telefon në numrin +33 1 700 69 899 (Francë) si dhe në +45 78 793 188 (Danimarkë) me tarifa lokale (24 orë në ditë, 7 ditë në javë).

Te Air Prishtina mund të bëhen edhe rezervime të ndryshme nga Prishtina drejt destinacioneve të shumta. Në të gjitha çmimet e publikuara janë të përfshira taksat dhe tatimet tjera, si dhe në to është e llogaritur edhe shtesa ligjore për komunikacion ajror.

Të ngjashme