Gerrard: Grezda është ende lojtar yni, s’ka oferta të mira për të

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Steven Gerrard ka konfirmuar se Eros Grezda është ende lojtar i Rangersit – pavarësisht raportimeve për interesim nga Franca.

Raportimet e fundjavës thanë se skuadra e Ligës 1 Brest ishte e gatshme të paguante rreth 2 milionë euro për të blerë shërbimet e lojtarit.

Por Gerrardi insiston se asnjë ofertë e kënaqshme nuk ka arritur deri më tani për Grazdën.

“Kemi pasur 2-3 kërkesa për huazim për Erosin, por ato s’kënaqin atë që po e kërkojmë ne për momentin”, ka thënë Gerrardi, raporton “TheScottishSun”.

U raportua se Grezda ishte duke shkuar në Francë para se të nënshkruante kalimin e tij në Brest, por Gerrardi u ka dhënë fund këtyre spekulimeve, transmeton Koha.net.

Lojtari shqiptar i krahut e ka pasur të vështirë të adaptohet që nga kalimi i tij 2.2 milionë eurosh nga skuadra kroate Osijek verën e kaluar.

Menaxheri i Rangersit, Gerrard, javën e kaluar tha: “Mendoj se e ka kuptuar që loja dhe kërkesat këtu janë të rënda. Por, djali ka talent. Nuk ka dyshim se ai mund të shkojë në një ligë, në një ekip dhe tek një menaxher që do t’i përshtatet stilit të tij dhe të jetë i suksesshëm”.

Ai ka startuar vetëm 7 ndeshje në skuadrën e Gerrardit dhe ka shënuar dy gola – një super-gol në fitoren 7-1 ndaj Motherwellit në nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme