Steven Gerrard nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale Rangers.
Së paku deri në përfundim të këtij edicioni legjenda angleze nuk do ta lërë klubin skocez.
Ish-mesfushori i Liverpoolit së fundmi ka refuzuar një ofertë shumë të mirë financiare.
Ka qenë gjiganti turk, Besiktas që ka tentuar ta marrë në krye të skuadrës Gerrardin, por pa sukses.
39-vjeçari u kontaktua nga Besiktas që nuk e ka nisur mirë këtë edicion në Superligën e Turqisë.
Gerrard ka vendosur t’i qëndrojë besnik Rangersit, skuadër e cila i dha mundësinë të promovohet si trajner i një ekipi të parë.
Gjithsesi anglezi ka falënderuar gjigantin turk për interesimin dhe ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen ta drejtoj Besiktasin.