Trajneri i Glasgow Rangers, Steven Gerrard ka mbetur i kënaqur me debutimin e sulmuesit të krahut, Eros Grezda.
Grezda të shtunën në fitoren e thellë të Glasgowit, 4:0, në shtëpi ndaj Dundeet ka debutuar duke u futur në lojë në minutën e 77-të.
Ai muajin e shkuar iu bashkua Rangersit nga Osijeku kroat, por ende nuk është plotësisht i gatshëm për lojë, pasi ka qenë i lënduar.
“Grezda ende nuk është i gatshëm për lojë, për momentin është 60-70% i përgatitur dhe i duhen edhe tri javë për të qenë i përgatitur. Ai ka cilësi dhe kjo u vërejt në paraqitjen e tij të parë gjatë atyre minutave sa luajti. Jam i kënaqur me të”, ka deklaruar Gerrard, transmeton “Koha Ditore”.
Skuadra e tij është prej më të mëdhave në Skoci.