Drejtuesit e klubit skocez, Rangers, kanë filluar të brengoset për të ardhmen e trajnerit të tyre, Steven Gerrard.
Rangersi është afër titullit të kampionit në Skoci në krye me Gerrardin, por mediat në ishull kanë raportuar se anglezi mund të jetë zëvendësues i trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, nëse gjermani vendos të largohet.
Javëve të fundit janë shtuar zëra se e ardhmja Kloppit te Liverpooli mbetet e paqartë pas rezultateve negative, të cilat kanë bërë që kampioni në fuqi të mbetet jashtë garës për mbrojtjen e titullit në Angli.
Kloppi dhe Gerrardi kanë kontrata me klubet aktuale deri në vitin 2024, por kjo nuk do të ishte pengesë për largimin e gjermanit dhe ardhjen e Gerrardit në krye të Liverpoolit.