Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Austria meriton të vlerësohet si një aktere e rëndësishme në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, i cili po qëndron në Kosovë.
Schallenberg është parë në disponim të mirë, ashtu siç ishte edhe përgjatë takimit me Osmanin.
Madje ministri austriak është parë shumë më i afërt se shumë zyrtarë të tjerë kur vizitojnë Kosovën.
Ministri pas puthjes së dorës që i bëri presidentes Osmani, është parë teksa ka përqafuar edhe ministren Gërvalla.
Gërvalla, ka thënë se Austria meriton të vlerësohet si një aktere e rëndësishme në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke thënë po ashtu se në takim kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për rëndësinë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë.
“Jam shumë e kënaqur që bashkëpunimi ynë është i ngushtë. Unë nënvizova gatishmërinë dhe seriozitetin tonë në këtë proces i cili do të përfundonte shumë shpejt nëse Serbia do të hiqtë dorë nga bllokimi i procesit. Ne folëm edhe për dialogun që Kosova po e zhvillon me Serbinë rreth njohjes së ndërsjellë, duke vënë në pah edhe propozimet tona shumë konkrete. Nënvizova gatishmërinë dhe seriozitetin tonë në këtë proces, i cili do të mund të përfundonte shumë shpejt nëse Serbia do të hiqte dorë nga pozicioni i saj për bllokimin e procesit ka thënë Gërvalla.
Ajo po ashtu ka thënë se Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të Ballkanit.
“Qindra mijëra qytetarë kanë lidhje të ngushta me Austrinë. Vizita e fundit e kancelarit austriak në Kosovë e ka treguar edhe njëherë miqësinë në Kosovë. Jemi në procesin e Berlinit i cili është kthyer në një proces të domosdoshëm në lidhje me BE-në. Në mesin e shteteve anëtarë të BE-së që është edhe Austria, ia vlen të veçohet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”.
“Austria është një shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të rajonit tonë e në veçanti të Kosovës. Në një fazë të tillë historike të riorientimit të infrastrukturës gjeopolitike duhet të marrim hapa të mos gabojmë. Nënvizova gatishmërinë dhe seriozitetin tonë në këtë proces. Folëm edhe për dialogun me Serbinë. Gatishmëria e të dy palëve për të bashkëpunuar është e madhe”, tha Gërvalla.
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejtë.
Ai, në një konferencë të përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të martën nëë Prishtinë, shtoi po ashtu se duhet të hapen edhe negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.
“Një gjë është e qartë. Vizita ime është bërë në këtë kohë qëllimisht, në rajonin që është shumë i rëndësishëm për Austrinë. Ne duhet të kemi parasysh që Moska e ka mundësinë që të bëjë destabilizim të rajonit vetëm me një gjuajte. Mendojmë që sulmi i Rusisë në Ukrainë është një thirrje për të zgjuar BE-në për të trajtuar synimin e anëtarësimit në BE. Është i rëndësishëm edhe premtimi që është dhënë para 19 vitesh në Selanik. Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të liberalizohen vizat për Kosovën”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se “në samitin e radhës do ta shtrojë temën e liberalizimit të vizave për Kosovën”.