Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, së bashku me kryetaren e grupit parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila, takuan kryetarin e Komitetit të Përhershëm për Punët e Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Ali Ehsassi dhe sekretarët parlamentarë të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Punëve të Jashtme, Marie-France Lalonde dhe Rob Oliphant.
Kështu bëri të ditur vet Gëervalla përmes një postimi në Facebook.
Në takimet e ndara u diskutua për të arriturat e Kosovës, sigurinë në vendin tonë e në rajon, proceset integruese dhe mundësitë e mëdha për investime ndërkombëtare në Kosovë, duke theksuar potencialin e madh të të rinjve në ofrimin e shërbimeve digjitale dhe fushat tjera.
“Me qëllim të thellimit të partneritetit me institucione të rëndësishme në Kanada, së bashku me Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila, takuam Kryetarin e Komitetit të Përhershëm për Punët e Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Ali Ehsassi dhe Sekretarët Parlamentarë të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Punëve të Jashtme, Marie-France Lalonde dhe Rob Oliphant”, shkroi zëvendëskryeministrja e Kosovës në Facebook.
“Gjatë takimeve të ndara i njoftuam për progresin e arritur të Republikës së Kosovës, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, proceset integruese dhe mundësitë e mëdha për investime ndërkombëtare në Kosovë, duke theksuar potencialin e madh të të rinjve në ofrimin e shërbimeve digjitale dhe fushat tjera”.