Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dhe ai i Bujqësisë, Faton Peci, e kanë vizituar Komunën e Leposaviqit sot.
Gërvalla, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ishin nga Bistrica e Shalës në Komunën e Leposaviqit e deri në Boletin.
“Bashkë me Ministrin Faton Peci paradite në këto vise të Kosovës me bukuri të rrallë dhe potencial të madh jo vetëm në fushën e agroturizmit, të lëna mizorisht prapa me dekada të tëra”.
“Tash, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.