Gërvalla e Peci vizitojnë Leposaviqin: Në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kanë vizituar Leposaviqin, më saktë Bistricën e Shalës dhe Boletinin.

Gërvalla ka thënë se tash në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës.

“Nga Bistrica e Shalës në komunën e Leposaviqit e deri në Boletin. Bashkë me Ministrin Faton Peci një paradite në këto vise të Kosovës me bukuri të rrallë dhe potencial të madh jo vetëm në fushën e agroturizmit, të lëna mizorisht prapa me dekada të tëra. Tash, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Të ngjashme