Gërvalla i reagon Vuçiqit për “28 çnjohjet”: Pretendim i dëshpëruar

Prishtinë | 30 Nën 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë dje gjatë fushatës zgjedhore se në 11 vitet e fundit prej se ai është në pushtet, Kosovës i janë tërhequr 28 njohje të pavarësisë falë politikës së tij.

Në lidhje me këtë ka reaguar, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila tha se “pretendimi i dëshpëruar i presidentit serb nuk qëndron, gjatë këtij mandati qeverisës nuk ka pasur asnjë çnjohje të vetme”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me të gjitha vendet, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, qoftë përmes kanaleve diplomatike apo partnerëve tanë strategjik dhe në asnjë rast nuk është diskutuar mundësia për ndryshim të pozicionit në raport me Republikën e Kosovës siç pretendohet në lajme të rreme dhe kampanja destruktive mediale të prodhuara nga Serbia”, tha Gërvalla për Euronews Albania.

Më tej, ajo tha se MPJ-ja mbetet e e përkushtuar të shtojë intensitetin e aktiviteteve për të çuar përpara agjendën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Të ngjashme