Gërvalla: Kemi rikthyer çnjohje, në ekonomi kemi rezultate më të mira se shumica e vendeve europiane

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 14:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përmendur sukseset që, sipas saj, kjo Ministri i ka arritur gjatë këtij viti. Në një konferencë për medie bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ajo ka bërë me dije se gjatë këtij viti Kosovës i janë rikthyer edhe disa çnjohje, raporton Ekonomia Online.

Megjithatë, ajo nuk ka tregua se për cilat shtet e kanë rikthyer njohjen, duke shtuar se reputacioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është përmirësuar. Sipas saj, Qeveria me qëndrimet e saj të guximshme, arriti ta fitojë respektin e botës demokratike.

“Edhe me shtet jo njohëse kemi pasur përparim të dukshëm në marrëdhëniet bilaterale në fushat e ndryshme. Kemi luftuar me sukses fushatën për çnjohje të Serbisë, duke rikthyer madje edhe çnjohje nga e kaluar dhe duke konkretizuar edhe marrëdhëniet bilaterale me shtet me te largëta në fusha bashkëpunimi”.

“Pa ndryshimet cilësore në vend nuk do të kishim arritur as përmirësimin cilësor të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është forcimi i shtetit ligjor ai për të cilin jemi votuar dhe të cilin po e zbatojmë hap pas hapi, përkundër kundërshtimeve, rezistencës dhe sfidave. Me rezistencë aktive ballafaqohemi në luftimin e krimit dhe korrupsionit, por edhe në reformimin e sistemit të drejtësisë”.

Zëvendëskryeministrja përmendi hegjemonizmin serb, ndërsa përmendi qëndrimin parimor, këmbëngulës, të guximshëm të Kosovës edhe në raport me ndërkombëtarët. Ajo tha se Kosova është më mirë sesa “shumica e vendeve të Europës” me rezultatet e sivjetshme në ekonomi.

“Si në BE, ashtu edhe në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë shtuar zërat që i kritikojnë hapur institucionet e BE-së për qëndrime të gabuara në raport me Serbinë dhe mungesën e ndëshkimit për aktin e agresionit të hapur ndaj Kosovës. Qëndrimi i Kosovës në vazhdimësi ka qenë parimor, këmbëngulës dhe i guximshëm. Kemi notuar edhe kundër rrymës, për t’i quajtur gjërat me emrin e tyre të vërtetë. Me këto qëndrime parimore kemi fituar respektin e botës demokratike”.

Të ngjashme