Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për takimin e para katër ditëve me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Duke njoftuar për këtë takim, Gërvalla ka thënë se me kryediplomatin e Greqisë kanë diskutuar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh.
Gërvalla ka thënë se ka përmendur edhe përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim ekonomik, me fokus tregtinë dhe investimet, raporton Express.
“Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm të Jashtëm Giorgos Gerapetritis në margjinat e #UNGA79. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Theksova përkushtimin e Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, me fokus tregtinë dhe investimet”, ka shkruar Gërvalla.
A pleasure to meet w/🇬🇷FM Giorgos Gerapetritis on the sidelines of #UNGA79. We discussed ways to strengthen bilateral relations and multilateral cooperation. Emphasized 🇽🇰's commitment to enhancing economic cooperation between our two countries, with focus on trade & investment. pic.twitter.com/dwn5qOMhIX
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 28, 2024