Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ishte pjesëmarrëse në takimin e ministrave të BE-së me ata të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i kryesuar nga Josep Borrell.
Aty, Gërvalla tha se ka kërkuar nga kolegët e saj të reagojnë me shpejtësi dhe qartë ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës
“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës. Ne kemi nevojë që BE të rimendojmë dhe rivlerësojmë politikën e saj të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla në X.
At the EU Council of Foreign Ministers I urged my colleagues to react clearly and swiftly to Serbia's act of aggression from Sep 24 in order to prevent the next escalation.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 13, 2023
We need 🇪🇺 to rethink and reassess its security policy. pic.twitter.com/X2lc25K5hW