Ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se së bashku me Kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeminitrin Bislimi kanë zhvilluar takime të shumta në Bruksel.
“Filluam me Kryministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv të Komisionit të BE-së Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Sassoli” shkruan Gërvalla në Facebook.
Tutje ajo theskoi se bisedat janë zhvilluar me theks të veçantë në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi.
Postimi i plotë:
Sot gjatë gjithë ditës, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryministrin Bislimi zhvilluam takime të shumta në Bruksel. Filluam me Kryministrin Belg De Croo, vazhduam me komisionerët e BE-së për bujqësi, energji, ekonomi dhe financa, drejtësi, ndërmjetësuesin e BE-së Lajçak, zëvendëspresidentin ekzekutiv tëKomisionit të BE-së Dombrovskis dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Sassoli.
Biseda shumë të frytshme me theks të veçantë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, shtetin ligjor, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe drejtësi.
Nesër na pret një ditë po ashtu shumë e ngjeshur.
Me përgjegjësi të plotë dhe seriozitet të lartë në raport me votën e marrë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.