Gërvalla niset për në Slloveni, pjesëmarrëse në Forumin e Bledit

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se do të jetë pjesëmarrëse në Forumin e Bledit në Slloveni.

Përmes një postimi në Twitter ajo ka bërë të ditur se është nisur për në Slloveni me ftesë të homologes, Tanja Fajon.

“Rrugës për në Forumin e Bledit, duke pritur me padurim të marr pjesë me ftesë nga homologia ime sllovene, Tanja Fajon. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e strategjive rajonale dhe globale për paqe, solidaritet dhe siguri”, ka shkruar ajo.

Në këtë forum nga Kosova po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të ngjashme