Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gërvalla do të pritet në takim nga zyrtarë të lartë shtetërorë
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Donika Gërvalla nesër do të zhvilloj vizitën e parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo do të pritet nga krerët institucional, Presidenti Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Xhaferi, Kryeministri Zaev, Zëvendëskryeministri i Parë Grubi dhe Ministri i Jashtëm Osmani. Temë kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët. Ministrja gjithashtu do të ketë agjendë të ngjeshur me aktivitete tjera me institucione lokale dhe aktivitete tjera kulturore”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Shkup, transmeton Klankosova.tv.