Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla–Schëarz, ka kërkuar edhe para të pranishmëve në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ekstradimin e terroristit, Milan Radoiçiq.
Ajo ndër tjera në përballjen e saj me homologun e saj serb, u shpreh se po Marko Gjuriq, e di mjaft mirë vendndodhjen e terroristit, Milan Radoiçiq, sepse është takuar së fundi me të për kafe në Beograd, transmeton klankosova.tv.
”Ai [Milan Radoiçiq] është përgjegjës për vrasjen e zyrtarit tonë policor”.
”Këtë e di Gjuriq e di mjaft mirë, nga vitet e tij të shumta si dorë e djathtë e Vuçiqit, ishin aleatë në shtypjen e qytetarëve serbë”.
”Gjuriqi takohej me të prapë, tash së voni duke pirë kafe në Beograd me këtë kriminel, e terrorist”.
”Kush sipas jush është në rregull, për të pirë kafe me një vrasës brutal?”.v