Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur në takim kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, raporton Ekonomia Online.
Zupančič po qëndron në Kosovë e cila gjatë ditës së djeshme ka mbajtur takim me presidenten Vjosa Osmani e kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Me këtë të fundit kanë mbajtur edhe një konferencë për media.