Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim lamtumirës Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič.
Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla e falënderoi Ambasadoren Benedejčič për kontributin e saj të çmuar dhe përkushtimin e vazhdueshëm gjatë mandatit në Kosovë, si dhe për rolin e saj në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Ministrja Gërvalla theksoi se marrëdhëniet shumë të mira dhe të qëndrueshme me Slloveninë janë një bazë e fortë për të avancuar më tej bashkëpunimin bilateral në fusha me interes të përbashkët.
Në përfundim të takimit, Ministrja Gërvalla i uroi Ambasadores Benedejčič suksese të mëtejshme në detyrat dhe përgjegjësitë e reja profesionale.