Gërvalla: Raportet me ShBA-në kanë qenë qysh moti të lënduara, PDK-së po i “dhemb” arrestimi i kriminelëve

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 14:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendës-kryeministrja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në veri, iu është drejtuar opozitës “Këtu ne foltore jeni shqiponjë, por kur shkoni në ambasada ktheheni në pula”, raporton Ekonomia Online.

Gërvalla ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë qysh moti të lënduara.

Ajo ka akuzuar PDK-në se po “iu dhemb” arrestimi i kriminelëve në veri.

“SHBA kanë investuar 2 miliardë dollarë për të përkrahur një Kosovë demokratike. Cenimi i demokracisë së saj nuk përkrahet nga askush. Turp nuk është me mbrojtur sovranitetin por turp është me prit në zyre një kriminel si Radojçiqi”.

“Marrëdhëniet me ShBA i kemi gjetur në një nivel të mjerueshme, ne nuk e ndjejmë ShBA e as BE-në. Kur u fol për arrestime të kriminelëve, po e shoh te PDK -ja se shumë po shqetësoheni shumë u fol për arrestimin e kriminelëve serb në veri”, ka thënë ajo.

E nga ulësja e deputetit, ka reaguar Hajdar Beqa i PDK-së. Nga aty, e pyeste ministren Donika Gërvalla nëse ka qenë në Hagë për të dëshmuar.

“A keni shkuar në Hagë për të dëshmuar”, tha Beqa.

Ndërsa kundër replikë, pati kryediplomatja, Donika Gërvalla.

“Na tregoi se si kanë ardh njohjet dhe këtë e dëshmoi se PDK nuk e ka sjellë asnjë njohje”, u përgjigj Gërvalla.

Të ngjashme