Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në intervistë për të përditshmen spanjolle “El Periodico”, ka thënë se nuk sheh arsye pse Spanja nuk e njeh Kosovën.
“Shpresoj që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën deri sot, ta bëjnë së shpejti. Se kur do të ndodhë kjo varet nga përpjekja e bërë nga të dyja palët. Por nuk shoh asnjë arsye pse kjo të mos ndodhë”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.