Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës
së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së
Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott.
Në këtë takim është diskutuar për çështjet e aktualitetit politik, menaxhimit
të pandemisë si dhe përmbylljes së procesit të konstituimit të insititucioneve
të reja.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme
të Britanisë së Madhe.
Mëtej, znj. Gërvalla ka shprehur gatishmërinë për thellimin e këtij
bashkëpunimi, me theks të posaçëm në sferën e sigurisë, ekonomisë, atë
kulturore, por edhe të këmbimit të praktikave të mira.