OEK intensifikon bashkëpunimin me Odën Austriake

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 15:42 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka pritur sot delegacionin e Odes Ekonomike të Kartenit kryesuar nga kryetari Jurgel Mardl dhe kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes ndërmarjeve dhe të dy Odave.

Kryetari Gërxhaliu me këtë rast ka theksuar bashkëpunimin e suksesshëm të Odës me Odën Austriake dhe përkrahjen që Republika e Austrisë dhe Oda Austriake i kanë dhënë Kosovës.

Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Kartenit, kryetari Gërxhaliu ka theksuar se në bazë të informatave që i ka ky regjion ne Austri ka kapacitete dhe mundësi të shumta të bashkëpunimit, në rend të parë sa i përket arsimimit dhe aftësimit profesional, paraqitjes së përbashkët në projektet e ndryshme ndërkombëtare dhe në bashkëpunimin e ndërmarrjeve ekonomike nga Kosova dhe regjioni i Kartenit.

Gërxhaliu dhe Mardl u dakorduan që shumë shpejt të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të dy Odave ku do të përcaktoheshin në detaje fushat e bashkëpunimit.

Kryetari Mardl tha se krahina nga  vjen ai është shumë e njohur për ndërmarrjet suksesshme të vogla dhe të mesme, për mësimin dhe aftësimin dual profesional i cili është i nivelit më të lartë evropian dhe për zhvillim të suksesshëm ekonomik.
Dy kryetarët u morën vesh që shumë shpejtë një delegacion i afaristëve nga krahina e Kartenit të vizitoj Kosovën për tu njoftuar me mundësitë bashkëpunimit dhe investimeve në Kosovë dhe të organizohen takime B2B në mes të bizneseve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme