Gërxhaliu: Dialogu dhe politika, litar në fyt për Kosovën

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se politika, veçmas dialogu Kosovë-Serbi që po zhvillohet tash e 10 vite në Bruksel, po e frenojnë vendin tonë që të zhvillohet ekonomikisht, shkruan Gazeta Metro.

Ai tha se duke i dhënë prioritet absolut dialogut, po i kushtohet pak vëmendje ekonomisë, dhe se kjo po del të jetë mjaft problematike për vendin, pasi që ekonomia nuk po ecë me ritmin e duhur.

“Kjo agjendë po del të jetë përcaktuese për shumë procese në Kosovë. Dialogu dhe agjenda politike është shndërruar në një litar në fyt për Republikën e Kosovës. Kështu mbetet pak hapësirë për ekonominë, racionalitet dhe veprime të mirëfillta”, është shprehur Gërxhaliu në Klan Kosova.

Ai foli edhe për Ligjin e Pagave si dhe Ligjin për Zyrtarët Publik, dhe tha se me projektligjet aktuale të cilët janë në sirtarët e qeveritarëve, pagat në sektorin publik vetëm sa do të zbriten.

“Nuk besoj që ka të bëjë me rritje të pagave të pagave, por me ulje. Ka sektorë që goditen direkt nga një vendim i tillë. Vendimi për uljen e pagave në gjyqësor është vendim i ngutshëm”.

Të ngjashme