Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike e Austrisë në Kosovë kanë prezantuar raportin “Barometrin e Ekonomisë së Kosovës – Anketa e bizneseve austriake 2017-2018”, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se rezultatet e kësaj analize janë të rëndësishme sepse duhet të jetë udhërrëfyes për përmirësimin e partneritetit.
Gërxhaliu shtoi se të gjitha hapat ekonomik po bien në hijen e agjendës politike e cila ka sjellë jostabilitet.
“Sot po promovohet një formë e partneritetin me një shtet mik që gjithmonë e ka mbështetur Kosovën. Është një ndër pesë shtete që në Kosovë ka investuar më se shumti me 250 milionë euro dhe janë mbi 1000 firma. Janë 50 milionë euro shkëmbime tregtare”.
“Rëndësia e Austrisë nuk duhet të matet vetëm në aspekti ekonomik por edhe politik. Prioritet i krejt neve është zhvillimi ekonomik në mënyrë që këto shifra t’i përmirësojmë. Falënderoj Petër për mbledhjen e përhershme që ja bënë Kosovës”.
“Rezultatet e kësaj analize janë të rëndësishme sepse duhet të jete udhërrëfyes për përmirësimin e partneritetit. Në këtë kohë oda e ka shtuar dominimin e agjendës politike. Nuk mund të ketë zhvillim të proceseve integruese pa zhvillim ekonomik i cili është në funksion të përmirësimin e imazhit. Të gjitha hapat ekonomik po bien në hijen e agjendës politike e cila ka sjellë jostabilitet”.
Peter Hasslacher nga nga ADV Aantage Austria, tha se shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Austrisë mund të jenë shumë më të larta.
“E them që Safeti është presidenti ma i mirë i odave në rajon. Jam këtu me një delegacion të kompanive austriake për t’i takuar përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës.
Shkëmbimet tregtare mes Austrisë dhe Kosovës mund të jenë shumë shumë më të larta. Shkëmbimet tregtare në mes të Asustrisë dhe Sllovenisë janë 5 miliardë euro. Ndërsa në mes Kosovës dhe Austrisë janë nën 200 milionë euro dhe ka shumë shumë hapësirë për bashkpunim në të dyja drejtimet, pra të Kosovës në Austri. Eksportet e Kosovës në Austri rriten çdo vit por në nivel shumë të ulët dhe ka hapsirë për tu përmirësuar.
Ka shumë tema se çfarë mund të bëhet për t’i avancuar këto marrëdhënie dhe për këtë arsye jemi këtu për të shikuar se cfaë mund të bëjmë që t’i rrisim eksportet e Kosovës në Austri. Jemi duke punuar në një projekt të arsimit për të mundësuar kualifikimin e fuqisë puntore në Kosovë për të mundësuar eksportet”.
Sipas të dhënave, janë mbi 110 kompani me kapital austriak të regjistruara në Kosovë, ndërsa janë rreth 35 përfaqësi të Austrisë.
Sipas një ankete të realizuar në vitin 2017 nga Oda Ekonomike e Austrisë në Kosovë , 50 për qind e bizneseve austriake në Kosovë planifikojnë investime të reja dhe gati 40 për qind planifikojnë të rrisin numrin e punëtorëve, derisa vlerësimi i gjendjes ekonomike vlerësohet se është pozitiv.
Në pyetjen se çfarë do të mund të bëhej më mirë për kompanitë austriake, 38 për qind e të anketuarve mendojnë që duhet të përmirësohet stabiliteti politk, siguria ligjore, kualiteti i fuqisë punëtore dhe infrastruktura.