Gërxhaliu: Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Tiranës, dëshmi e arrogancës edhe në skenën rajonale

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 15:54 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka pasur kritika të ashpra për mospjesëmarrjen fizike të kryeministrit Albin Kurti në Samitin rajonal që po mbahet në Tiranë. Gërxhaliu për Ekonomia Online, ka deklaruar se Qeveria Kurti po e shpërfaqë arrogancën brenda dhe jashtë Kosovës.  

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu konsideron se Kosova nuk e ka komoditetin që t’i refuzojë këto takimet rajonale. Rritja e eksporteve, shkalla e punësimeve e paga e ultë minimale, sipas Gërxhaliut do duhej të ishin motiv shtesë për një pjesëmarrje të Kosovës në këtë Samit.

Për Gërxhaliun, dëm të madh për Kosovën është edhe mospjesëmarrja pikërisht në kohën kur po marrin pjesë lliderët më të lartë të Ballkanit Perëndimor.

“Unë besoj që pajtohemi që Kosova si shtet nuk e ka komoditetin e gjenerimit të politikave refuzuese përball iniciativave të ndryshme rajonale, duhet të kuptohet që Shqipëria, në veçanti Tirana është shndërruar në qytet te ndodhive qoftë të ekonomike, politike, gjeo-stratigjike, në Ballkanin Perëndimor dhe nuk është distancë që e vështirëson pjesëmarrjen e qeveritarëve nga Kosova. Si duket arroganca e qeverisë aktuale brenda Kosovës, qoftë me pozitë, qytetarë, komuna apo bartet në mënyrë të heshtur edhe në refuzime e iniciativa tjera rajonale që e dëmton Kosovën si në aspektin ekonomik, politik, integrues por mbi të gjitha po e vulos Kosovën një refuzim që do i dëmtoj qytetarët në aspektin emocional. Vet fakti që sot është elita evropiane në Tiranë dhe janë udhëheqësit thuajse kryesor të Ballkanit perëndimor dhe Kosova nuk është e pranishme është një dëm që do i kushtoj Kosovës shumë”, tha Gërxhaliu.

“Po ndodh kjo në kohën kur Kosova është nën sanksione apo masat të BE-së dhe në vend që të jetë aty për reflektim me ide, kreativitet e vullnet për integrime evropiane. Sot planifikohet intensifikohet ndarja e buxhetit afër 6 miliardë euro, arrihen marrëveshje e Kosova të mos jetë aty është dëm që i bëhet Kosovës në sektorin privat të vet faktit që këto ndodhi përcjellën me një pompozitet medial, besoj që ka qenë mundësie e mirë prania e Kosovës dhe argumenti i asaj se çka mendon se do e argumentoj e që lidhet edhe me dinarin”, u shpreh Grxhaliu.

Ish-kreu i OEK-ut thekson se punë më të madhe po bën Evropa për Ballkanin Perëndimor se sa anasjelltas. Mbajtja e një Samiti të tillë në Serbi ose Rusi, sipas Gërxhaliut do të ishte normale mospjesëmarrja e Kosovës.

“Arsyet për mos pjesëmarrje nuk mund t’i gjejmë sepse nuk ekzistojnë, te kishte qenë një samit në Beograd ose Rusi, ku Kosova ka probleme të hapura politike, por aty ku nënvizohen projekte për 6 shtete veç e veç e Evropa është e pranishme për laborimin e rëndësisë së këtyre projekteve vërtetë nuk i bën nder Kosovës. Evropa për fat është duke bërë shumë më tepër për Ballkanin Perëndimor se sa Ballkani perëndimor për Evropën. Janë katër shtylla që tentohen të mbështeten janë  esenciale, janë nevoja që vërtetë gjitha shtetet e Ballkani Perëndimor i kanë. Nëse i analizojmë indikatorët e Ballkanit Perëndimor, rritja e eksporteve, investimeve, shkalla e punësimeve, pagës minimale të gjitha shtetet kanë parametra më pozitive se sa Kosova dhe këto duhej të ishin në rrethana normale motiv shtesë më aktivja në krahasim me shtet tjera”, u shpreh Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka kritika edhe për mënyrën se si po bëhet opozitë në Kosovë, të cilën e quan “të  varrosur”.

“Për fat të keq në Kosovë është ‘varrosur’ opozita se po të kishte pasur opozitë të mirëfilltë besoj s e kanë arsye të thirrin interpelanca të ndryshme për një dështim qoftë në aspektin intern, qoftë aspekte tjera. Me Shqipërinë jemi dy shtete të një populli të dinarë e niveli i bashkëpunimit ekonomik është një nivel mes dy kompanive se sa mes dy shteteve në këtë drejtim nuk kemi arsye për eufori, një distancë e arrogancë që po gjenerohet nga qeveria e Kosovës, mungesa e komunikimi të komunikimi të mirë mes dy kryeministrave, dhe kur politika s forcon ura penalizohet ekonomia”, tha Gërxhaliu.

Të ngjashme