Gërxhaliu: Kosova po shndërrohet në shtet social, ngulfatet ardhmëria e perspektiva për gjeneratat e reja

Prishtinë | 11 Dhj 2023 | 10:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, vlerëson se Kosova po shkon drejt shndërrimit në shtet social, pa një strategji për zhvillim të qëndrueshëm.

Ai i tha Ekonomia Online se kjo e ngulfat ardhmërinë dhe nuk garanton perspektivë për gjenerata e reja. Prandaj thotë se është koha kur zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet. Në këtë mes sipas tij, është i rëndësishëm edhe stabiliteti politik.

Krejt kjo sipas tij, që te të rinjtë të kthehet shpresa që në Kosovë mund të jetohet.

“Aspekti social duhet të jetë vërtetë para syve të institucioneve. Por jam i mendimit që qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, sepse shndërrimi i një shteti në shtet social pa zhvillimi ekonomik ngufat ardhmërinë dhe nuk garanton perspektivë për gjeneratat e reja”.

“Në këtë drejtim besoj është koha kur duhet të ketë dialog më të avancuar, është koha kur duhet që zhvillimi ekonomik të jetë prioritet i prioriteteve. Në qoftë se do të kemi zhvillim ekonomik të qëndrueshëm atëherë do të kemi mirëqenie sociale, do të kemi vizion drejt ardhmërisë”.

“Rreziku më i madh që po i kanoset Kosovës është shndërrimi në një shtet social dhe nuk mbahet shteti me ndihma sociale. Duhet të ketë një qasje me ndryshe, një qasje që garanton ardhmëri një qasje që garanton stabilitet ekonomik nga i cili duhet të gjenerohet edhe stabiliteti politik edhe ai social do të përshpejtohen proceset integruese, por mbi të gjitha do të kthehet shpresa e humbur që në Kosovë mund të jetohet”.

Gërxhaliu pohon se qasja e Qeverisë, duke shpërndarë pako të ndihmave për kategori të ndryshme po e çon vendin drejt izolimit ekonomik. Ai bën thirrje që të edhe gratë të jenë pjesë e proceseve, duke kërkuar dialog të mirëfilltë nga të gjithë.

Reformat janë të domosdoshme po vlerëson ai, madje thotë se koncentrimi duhet të jenë në sektorin privat, respektivisht në prodhim, raporton EO.

“Nuk mund të ketë prosperitet ekonomik me një qasje majtiste duke menduar se do të kemi ekonomi dhe zhvillimi djathtistë. Në qoftë se analizoni veprimet e kohëve të fundit, ku shumë më prioritet është dhënia e ndihmave sociale se sa zhvillimi ekonomik e dëshmon faktin që jemi duke shkuar drejtë një izolimi ekonomik. Kosova po shndërrohet në një shtet të varur nga importi, në këtë drejtim duhet të kuptohet e vërteta që nuk mund të ketë demokraci të plotë për gratë në përgjithësi në qoftë se nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka pavarësi ekonomike, prandaj pavarësia ekonomike e grave dhe pavarësia ekonomik e viktimave nuk mund të minimizohet me ndihma sociale, por me zhvillim ekonomik me një perspektiv për gjenerata e reja. Në këtë drejtim besoj duhet reforma por mbi të gjitha duhet dialog i mirëfilltë i cili është vërtet duke munguar çdo ditë e më tepër”.

“Reforma ekonomike ku definitivisht duhet të kemi një orientim prosektorit privat duhet të kemi mbështetje më të madhe që të kemi prodhim, që të kemi teknologji moderne të kemi transfer të njohurive të garantojmë siguri që investohet nga diaspora. Të hyrave nga diaspora duhet të iu shtohet një vlerë e shtuar me ato të hyra të kemi jo vetëm efekt social në Kosovë po të kemi qëndrueshmëri ekonomike duke arritur eksportin duke përmirësuar imazhin Kosovës duke përmirësuar bilancin pagesor dhe shumë efekte të tjera të cilat vërtet mund të zbatohen në Kosovë por për një gjë të tillë duhet vullnet politik”.

Të ngjashme