Gërxhaliu: Shqetësuese, importi i mallrave në sasi në Kosovë gjatë vitit 2024 është i përafërt me atë të vitit 2016.

Prishtinë | 30 Dhj 2024 | 12:02 | Nga Safet Gërxhaliu

Rritja ekonomike që po promovohet nga ana e Qeveris së Kosovës dhe e Institucioneve Ndërkombëtare burimin e ka në inflacion dhe ngritje të çmimeve dhe jo në performancë e substancë ekonomike.

Burimi i rritjes ekonomike eventuale është konsumi e varëshmëria nga importi dhe jo nga performanca e produktiviteti vendor.

Dështimi ekonomik i Kosovës ndër vite manifestohet në forma dhe parametra të ndryshëm. Një ndër indikatorët më shqetësues që e karakterizon nivelin e ekonomisë vendore është bilanci negativ tregtar ku Kosova është shndërruar në shoqëri të varur nga importi duke eksportuar para të gatshme .

Importet janë rritur viteve të fundit në aspektin financiar ku në vitin 2024 arrihet një rekord prej afër gjasht miliardë euro.

Kemi tkurrje të eksporteve dhe në veçanti është për të u brengosur struktura e tyre, ku pjesa dërmuese janë mbeturina metalike.

Shqetësues është fakti se importet janë rritur vetëm në aspektin financiar dhe keni rënie drastike në aspektin sasior apo në kuantitet.

Niveli i importit në sasi për vitin 2024 është equivalent apo i barabartë me atë të vitit 2016.

Impotet e Kosovës në vitin 2016 kanë qenë afër 2.77 miliardë Euro.

Importet në sasi apo kg kanë qenë 4 376 966 743.

Taksa doganore ka qenë 129 517 832.

Akciza në importe 382 244 787 14

TVSH-ja ka qenë 513 659 743 68 Euro.

Importet në vitin 2023 kanë qenë afer 5 .78 miliardë Euro.

Pesha e importuar në kg 5 100 619 449.

Taksa doganore 152 699 068.

Akciza në importe 548 182 659.

TVSH-ja 934 893 552 Euro.

Prandaj, rritja inflacionare dhe jo substanciale e ekonomisë së Kosovës është shqetësuese. Kjo situatë ekonomike e krijuar duhet të ngrejë alarm për nevojën e reformave të thella ekonomike në Kosovë, dhe jo të përdoret për marketing politik mbi rritje dhe arritje të mëdha ekonomike gjatë viteve të fundit.

Të ngjashme