Gexha-Bunjaku pret në takim Ambasadorin italian, diskutojnë për pandeminë Covid-19

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

U.d e ministres së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dafina Gexha Bunjaku ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në njoftimin për media thuhet se në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.

Në këtë drejtim, Ministrja Gexha Bunjaku ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi, transmeton Klankosova.tv.

“Ministrja Gexha Bunjaku dhe Ambasadori De Riu janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme