Si Kosova ashtu edhe Andorra kanë shënuar nga një gol në “Fadil Vokrri”.
Pas një ore lojë, “Dardanët” arritën ta zhbllokonin rezultatin me anë të një kundërzbritje të shpejtë.
Fillimisht, Rashica mori një top në gjysmën e fushës duke pasur te Zhegrova, që ishte harruar nga mbrojtja mysafire dhe ylli i Lilles arriti ta konkretizoi në gol.
Sidoqoftë, qysh në aksionin tjetër ishte Rosas që pas një gabimi të portierit Arijanet Muric barazoi rezultatin.