Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, sot ka ditëlindjen.
Gucati, i cili aktualisht gjendet në Hagë, mori urim nga ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, teksa shtoi se veterani i UÇK-së po mbahet padrejtësisht në burg.
“Miku im Hysni, urime ditëlindja, të uroj shëndet, gëzime, e kthim sa më të shpejtë tek familja, miqtë e shoqëria, në shtetin për të cilin sakrifikove edhe gjymtyrët. Gëzuar nga largësia miku im”, shkroi Jashari në Facebook.
Gucati, u arrestua më 25 shtator të vitit të kaluar nga misioni i EULEX-it.
Ai akuzohet “për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.