Gianni De Biasi pranë Luganos në Superligën e Zvicrës

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 09:19 | Nga

Gianni De Biasi mund të kthehet së shpejti në pankinë, në drejtim të një klubi.

Siç njoftojnë mediat italiane, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka marrë një ofertë ambicioze nga Lugano në Superligën e Zvicrës, ekip që në sezonin 2016-2017 u drejtua nga ish-ndihmësi i tij te kuqezinjtë, Paolo Tramezzani.

Kushtet e ofruara nga klubi që e mbylli sezonin që lamë pas në vendin e 6-të me 42 pikë janë mjaft të favorshme. Mësohet se kanë mbetur për të sqaruar vetëm disa detaje sa i përket anës ekonomike që palët të firmosin kontratën, raporton Supersport.al.

De Biasi vetëm pak muaj më parë dështoi në krye të Deportivo Alaves në Spanjë, nga ku u shkarkua për rezultate të dobëta. Synimi i 61-vjeçarit ka qenë gjithmonë marrja e një skuadre që do ta vendoste në qendër të një projekti afatgjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme