Gigabyte më në fund lanson GPU-në për gaming Radeon RX 590

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

U deshën disa javë që Gigabyte më në fund ta lansojë kartelën e parë grafike Radeon RX 590. Që nga lansimi i modelit të AMD, Gigabyte nuk e ka lansuar versionin e vet të video kartelës Radeon RX 590, e cila tani është në dispozicion, përcjell Videocardz.

Kartela grafike ka GPU Polaris 30 me 2304 steam procesorë, si dhe 8GB video memorie GDDR5. Sa i përket shpejtësisë së taktit të punës, Gaming Mode standard e ka një frekuencë prej 1545MHz, ndërsa OC Mode e sjell frekuencën prej 1560MHz.

Image

Ky model i kartelës grafike është pjesë e serisë GAMING dhe karakterizohet nga zgjidhja për ftohje WindForce 2X me dy ventilatorë (me funksionin fan-stop ku ventilatorët ndalojnë së rrotulluari nëse GPU nuk është nën ngarkesë), shkruan KOHA Ditore

Gigabyte nuk e ka njoftuar çmimin e kartelës grafike Radeon RX 590 GAMING.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme