Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i cili ushtroi detyrën e ndihëms trajnerit të United, mund të bëhet trajner në Premierligë, shkruan “The Sun”.
Sipas kësaj të fundit Giggs është kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ri skuadrës së Swanseas, e cila pritet ta largoj trajnerin aktual Francesco Guidolin, që nuk po arrin të gjej rezultate pozitive në Premierligë.
42-vjeçari pas largimit të Guidolinit, pritet të marrë drejtimin e ekipit uellsian. Giggs tashmë thuhet se ka filluar bisedimet me presidentin e klubit Huë Jenkins, dhe janë afër marrëveshjes ku shumë shpejt pritet të zyrtarizohet detajet.
Javë më parë vet Giggs kishte mohuar se është në bisedime me Swansean, duke zbuluar se dëshiron të kthehet në futboll por pa dhënë detaje.
Të kujtojmë që Giggas, edicionin e kaluar ishte ndihmës trajner i Louis van Gaalit, për t’u larguar më pas me ardhjen e trajnerit Jose Murinho te United.