Supermodelja e famshme Gigi Hadid ka bërë të ditur më në fund se emri i foshnjës së saj është Khai.
Hadid e ka ndërruar edhe përshkrimin e saj tek profili në Instagram duke iu referuar vetës si “nëna e Khait”.
TMZ merr vesh se emri që Gigi ia ka vënë vajzës së saj me këngëtarin Zayn Malik i atribuohet gjyshes së saj nga babai e cila quhej Khairiah.
Çifti Hadid-Malik deri më tani është treguar i rezervuar sa i përket shfaqjes së vajzës në rrjetet sociale duke mos shfaqur asnjëherë fytyrën e saj.
Vajza e tyre ka ardhur në jetë në fund të shtatorit të vitit të kaluar.