Gigi Hadid e lumtur për lidhjen e ish të dashurit me Selena Gomez

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur, Gigi Hadid, ka dhënë një deklaratë mbështetëse ndaj ish të dashurit të saj, Zayn Malik, me të cilin e ka një vajzë dy-vjeçare, Khai.

Një burim për Us Weekly ka treguar se Hadid nuk e ka problem aspak lidhjen e re të Malik, për të cilën është duke u përfolur se është me këngëtaren e njohur, Selena Gomez.

“Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn që takohet. Për sa kohë që ai është i lumtur dhe i qëndrueshëm, dhe vazhdon të jetë një prind i mirë me Khain, ajo është mirë me këdo që ai del”, ka thënë Hadid.

Hadid dhe Malik dhe u ndanë në tetor të vitit 2021, shkruan Dailymail.

Të ngjashme