Gigi Hadid ndan dedikim mahnitës për Zayn Malik në Ditën e Baballarëve

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Gigi Hadid i ka uruar partnerit të saj, këngëtarit Zayn Malik, Ditën e Baballarëve.

Modelja 26 vjeçare publikoi një fotografi shumë të ëmbël të yllit të muzikës bashkë me vajzën e tyre në një postim në Instagram ku tha se vajza e tyre është me fat që ka një baba si ai.

“Khai ynë është kaq me fat që ka një baba që e do aq shumë dhe bën gjithçka për ta parë të buzëqeshë. Zayn gëzuar për herë të parë Ditën e Babait. Unë jam shumë mirënjohëse për të gjitha pjesët e saj që ka marrë tek ti. Ne të duam shumë”, shkroi modelja.

Khai Malik lindi më 20 shtator 2020 në Pensilvani. Ajo është fëmija i parë i çiftit të famshëm ndërkombëtar.

https://www.instagram.com/p/CQVwf6BH9wW/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5d903a20-3d63-43fa-a65b-81cad0cf2fed

Të ngjashme