Senati amerikan ka miratuar nominimin e Gina Haspel në pozitën e drejtores së CIA-s, pavarësisht rolit të saj në këtë agjenci në kohën e sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Haspel, e cila bëhet gruaja e parë që udhëheq këtë institucion, është përballur me debate të zjarrta lidhur me teknikat e përdorura më parë të marrjes në pyetje siç është ajo e zhytjes në ujë.
Ajo ka monitoruar një zonë në Tajlandë në të cilën janë praktikuar teknika të tilla pas sulmeve të 11 shtatorit.
Metoda e zhytjes së kokës në ujë është teknikë e ndaluar, ndonëse është përdorur nga CIA për të marrë në pyetje disa të dyshuar për terrorizëm.
Hapel zëvendëson Mike Pompeon, i cili është larguar nga kjo pozitë pasi është emëruar Sekretar amerikan i Shtetit.
Senatori republikan, John McCain, i cili është torturuar derisa ishte i burgosur për pesë vjet në një burg vietnamez, ka shfaqur kundërshtitë e tij për nominimin e Haspelit në këtë pozitë.