Derbi mes Milan dhe Interi do të luhet ditën e dielën, në “San Siro”, ora 20:45. Për këtë ndeshje në një intervistë për “Sportmediaset”, ka folur edhe sulmuesi Oliver Giroud.
Sulmuesi francez do të luajë derbin e parë në Milano, i cili shprehet që është shumë i lumtur që do përjetojë emocionet e derbit si lojtarë në fushën e lojës.
Ai ende nuk dihet nëse do të jetë titullar, meqë tashmë është i gatshëm edhe sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic.
“Një emocion i veçantë, një ndeshje për të fituar për tifozët tanë . Personalisht jam i lumtur që e luaj për herë të parë. Shpresoj në fitore, e cila do të ishte gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Giroud.
“Nëse do shënoj, do të jem i lumtur , veçanërisht sepse do të jemi në stadiumin tonë, edhe nëse shënon dikush tjetër përsëri jam i lumtur, nëse arrijmë të fitojmë”.
35-vjecari ka bërë deri më tani 11 paraqitje për Milanin, ka shënuar katër gola.