Olivier Giroud e ka sqaruar vendimin e tij për të qëndruar në Chelsea, duke thënë se synimi i tij është t’ia dëshmojë trajnerit Frank Lampard se mund të llogarisë në të dhe dëshiron të vazhdojë të fitojë trofe.
Sulmuesi francez Olivier Giroud befasoi shumë tifozë me transferimin e tij nga Chelsea në Arsenal gjatë afatit kalimtar të janarit në vitin 2018. Që nga atëherë, ai i ka shënuar 21 gola në 76 paraqitjet e tij për klubin në të gjitha garat.
Fituesi i Kupës së Botës pati rol të rëndësishëm në triumfin e londinezëve në Ligën e Evropës gjatë sezonit të kaluar, mirëpo e humbi vendin në formacionin e parë kur Frank Lampard e zëvendësoi Maurizio Sarrin në postin e trajnerit në Stamford Bridge.
33-vjecari, pasi i ka bërë vetëm nëntë paraqitje gjithsej në ligë këtë sezon, kishte qenë afër largimit nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, falë edhe interesimit të Interit dhe Lazios, kur ai po hynte në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.
Megjithatë, Giroud e rinovoi kontratën e tij edhe për një sezon tjetër muajin e kaluar dhe tani e ka sqaruar pse e mori këtë vendim.
“Unë e shfrytëzova mundësinë që m’u dha dhe ia shpagova trajnerit besimin që ma ka treguar. Për këtë arsye klubi më ofroi kontratë të re për ta vazhduar këtu dhe unë e pranova menjëherë ofertën sepse më pëlqen të jem këtu”, ka thënë Giroud.
“Unë dua të vazhdoj të fitoj trofe dhe dua të vazhdoj t’ia dëshmoj trajnerin se ai mund të llogarisë në mua”.
“Për më tepër, shkaku i krizës së koronavirusit, nuk ndihesha rehat me idenë e shpërnguljes në një vend tjetër me të gjithë familjen. Unë mendoj shumë për cilësinë e jetës tonë dhe jemi për mrekulli këtu. Mendoj shumë për familjen time tani”.