Giroud tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Prishtinë | 16 Kor 2024 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Olivier Giroud e ka mbyllur karrierën me Kombëtaren e Francës.

Giroud tashmë ka konfirmuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar edhe pse një gjë të tillë e kishte paralajmëruar para Evropianit “Gjermania 2024”.

Pak ditë pas përfundimit të këtij turneu, Giroud ka bërë të ditur se më nuk do të jetë pjesë e Francës, fanellën e së cilës ka thënë se e ka bartur me krenari.

“Prej tash e tutje do të jem tifozi numër 1 i Francës. Ky ekip francez, të cilit i kam shërbyer për 13 vjet, do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Është krenaria ime më e madhe me kujtimi më i mirë në jetë”, ka shkruar Giroud.

37-vjeçari ka regjistruar 137 paraqitje për Francën dhe ka shënuar 57 gola prejse debutoi me “Gjelat” në vitin 2011, ndërsa ka fituar Ligën e Kombeve dhe ka dalë nënkampion bote e Evrope.

Karrierën në nivel klubesh, Giroud do ta vazhdoj në SHBA ku do të jetë pjesë e ekipit Los Angeles Lakers, ndërsa në Evropë ka luajtur për Milanin, Chelsean, Arsenalin e disa ekipe tjera franceze.

Të ngjashme