Ish – kryebashkiaku i New York-ut, Rudolph Giuliani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do ia dorëzojnë Fetullah Gylenin, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në emisionin Opinion, Giuliani, tha se Gyleni i cili në vitin 2016-të kishte tentuar një puç ushtarak në Turqi, është më i dobishëm për Erdoganin jashtë shtetit turk se sa brenda saj, njofton Klan Kosova.
”Unë kam qenë në mes të gjithë kësaj. Jam takuar me presidentin Erdogan për këtë dhe kam folur me të disa herë në telefon. Realiteti është se Shtetet e Bashkuara nuk do t’ia japin Gulenin, Erdoganit”.
Kjo sipas ish-kryebashkiakut amerikan, pasi Turqia nuk ka dërguar asnjë kërkesë të mirëfilltë ekstradimi për Fetullah Gylenin.
”Ata kanë dërguar shumë letra në gjykatë por me aq sa mund të them unë nga Departamenti ynë i Drejtësisë, nëse ata do të donin, mund të ngrinin një çështje shumë më të mirë të cilën një gjykatës do ta kishte të vështirë për ta refuzuar. Dhe kjo që do them bazohet shumë më tepër në mendimin tim, jo sipas Trumpit apo dikujt tjetër”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova
”Ta kthenim atë në Turqi do të ishte njësoj si të ktheje Ajatollahun në Iran. Ai ka shumë mbështetje në Turqi. Është pak a shumë 50 me 50 atje. Dhe 50% e tij mund të jetë më entuziast sesa 50% për Erdoganin. Pra jashtë vendit, ai nuk mund të organizojë dot gjë. Nëse ai kthehet.